Shpërndante drogë në Berat, Kuçovë dhe Dimal, arrestohet një person

Shpërndante drogë në Berat, Kuçovë dhe Dimal, arrestohet një person

Një person i cili shiste lëndë narkotike në qytetin e Beratit, Kuçovës dhe Dimalit, është vënë në prangat e policisë.

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetet e Beratit dhe Kuçovës, në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në ambiente të ndryshme,   Specialistët për Hetimin e  Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalaja”, shërbimet e policisë vunë në pranga  shtetasin J. D., 32 vjeç, banues në Dimal dhe proceduan penalisht shtetasin N. Z., 22 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, policia gjeti dy qese me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje që ky shtetas po e përpunonte duke e ndarë në doza me qëllim shitjen.

Ndërsa shtetasit N. Z., gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti  një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi J. D.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy