Një 70-vjeçar në Lushnje ka përfunduar në pranga të policisë, pasi akuzohet për dhunë ndaj ish gruas.
Sipas policisë, që bën me dije ngjarjen, shtetasi i arrestuar është Myslim K., 70 vjeç, banues në Lushnje.
Ndër të tjera, policia sqaron se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes së tij, shtetases L.K, 63 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.



