AKU bllokon 3.5 ton produkte brumi në Berat

AKU bllokon 3.5 ton produkte brumi në Berat

Task Forca e AKU-së ka bllokuar 3.5 ton produkte brumi në Berat.

Kjo pasi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të tij, Task Forcës Ndërinstitucionale, Drejtorisë Rajonale të AKU-së Berat dhe në bashkëpunim me Krimin Ekonomik të Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat, duke kryer inspektim në subjektin “A.K”, me aktivitet “Prodhim, përpunim produkte brumi”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti, ka rezultuar se ushtronte aktivitetin me Nipt të pezulluar dhe në shkelje të kërkesave të legjislacionit në fuqi për ushqimin. Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, lëndët e para për prodhim ruheshin në kushte të papërshtatshme, të paetiketuara dhe në prezencë të insekteve dhe të mykut.

Subjekti nuk kishte notifikuar asnjë prej etiketave në produktet e gatshme të ambalazhuara, nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie, kishte mungesë të theksuar dokumentacioni të kërkesave të sigurisë ushqimore dhe Planin HACCP.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit, bllokimin e sasisë prej 3.5 ton produkte brumi si (amareta, llokume, briosh, pufka, kuleçë etj.) dhe 1.1 ton produkte brumi të denatyruara me dëmtime dhe me prezencë myku, si dhe u vendosën masat administrative me gjobë në vlerën e 2’500’000 mijë lekëve.

Të gjitha materialet dhe gjetjet për subjektin do i kalojnë Prokurorisë, për ndjekje të mëtejshme nga strukturat kompetente. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është falënderues ndaj të gjithë qytetarëve dhe institucioneve, të cilët bëhen pjesë e përpjekjeve dhe punës sonë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy