Kokainë, pushkë sportive e fishekë manovër, në hetim 4 persona në Durrës

Kokainë, pushkë sportive e fishekë manovër, në hetim 4 persona në Durrës

Policia e Durrësit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Së fundi, policia ka proceduar penalisht katër shtetas, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, proceduan penalisht shtetasit:

M. H., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive, fishekë manovër dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë;

A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij në lagjen nr.17, Durrës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa;

E. C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan penalisht shtetasin e shpallur në kërkim, P. N., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 14.09.2021, i ka vënë zjarrin mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit M. P., si dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit F. P.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy