Protesta kundër vrasjes së shtatzënës në Prishtinë/ Hidhen mjete zjarrvënëse në drejtim të Qeverisë

Protesta kundër vrasjes së shtatzënës në Prishtinë/ Hidhen mjete zjarrvënëse në drejtim të Qeverisë

Protestuesit kanë hedhur mjete zjarrvënëse pranë objektit të Qeverisë së Kosovës në shenjë revolte për ngjarjen trishtuese që ndodhi të mërkurën në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku një grua 35 vjeçare, në ditët e fundit të shtatzënisë, mbeti viktimë e një krimi monstruoz nga ish-bashkëshorti i saj.

Raportohet se gjatë protestës, aktivistja Neri Ferizi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka hedhur mjetin shpërthyes në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Protesta filloi rreth orës 16:00, në qendër të Prishtinës, përkatësisht në Sheshin Zahir Pajaziti nën moton: “Dorëheqja nuk mjafton” dhe “Polici i keni duart me gjak”.

Qindra protestues kanë bërë thirrje që autoritetet përkatëse të dorëhiqen pas vrasjes që tronditi shoqërinë kosovare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy