Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset 17-vjeçari

Sherr mes të rinjve në Korçë, plagoset 17-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur mes të rinjve mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Korçës, e si pasojë një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka marrë dëmtime në trup.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.08.2022, rreth orës 21:10, në Spitalin e Korçës, ka shkuar për mjekim një 17-vjeçar, banues në Korçë, që dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës, në qytetin e Korçës, gjatë një konflikti fizik, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy