Policia rrugore në Tiranë shoqëroi në polici 9 të rinj që bënin gara me makina. Pasi u ndëshkuan me gjobë ata u lanë të lirë, ndërsa makinat u mbajtën nga policia, pasi ato ishin të modifikuara. Të rinjtë ishin bërë rrezik si për drejtuesit e tjerë të mjeteve ashtu edhe për kalimtarët.



