Plagosje me thikë në Shëngjin, 30-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Plagosje me thikë në Shëngjin, 30-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

30-vjeçari Renato Leka ka mbetur i plagosur me mjet prerës, thikë, në zonën e Shëngjinit.

 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kunës, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e plagosjes nuk janë bërë ende të ditura.

 

I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorit ose autorëve dhe dokumentimin e rrethanave që çuan në plagosjen e të riut.

 

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë.

Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy