Digjet makina në qendër të Korçës

Digjet makina në qendër të Korçës

Digjet një automjet në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. Ngjarja, sipas policisë lokale, ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në Bulevardin “Republika” të këtij qyteti.

 Sipas policies, ngjarja mendohet të ketë qenë aksidentale për shkak të një defekti në sistemin e ndezjes së mjetit në pronësi të një 26-vjeçari, banues në këtë qytet.

 Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit si dhe persona të tjerë ata të cilët janë munduar të shuanin flakët e zjarrit, por ka qenë e pamundur edhe në kushtet kur shërbimi zjarrfikës ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

 Kjo edhe për atë sepse flakët kanë përfshirë me shpejtësi mjetin tip “Benz”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë për "Ngjarje aksidentale".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy