Mali i Zi, kapen 3 trafikantë shqiptarë me 56 kg drogë

Mali i Zi, kapen 3 trafikantë shqiptarë me 56 kg drogë

Trafikantë po shfytëzojnë çdo mundësi për të eksportuar lëndën narkotike e cila është kultivuar në Shqipëri. Pasi kanë transportuar nga Greqia, Italia, Maqedoni tani tafikantët kanë gjetur një rrugë tjetër atë nga Mali Zi. Por kësaj here gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet pasi policia malazeze ka arrestuar 3 shqiptarë që u kapën me plot 56 kilogramë marijuanë.

Të arrestuarit janë Astrit Zekaj, 32 – vjeç, Erjon Zekaj 23 – vjeç, të dy nga Shkodra, si dhe 23 – vjeçari Emiliano Hisa, nga Kopliku.

Sipas të përditshmes “Kurir”, operacioni u zhvilluar në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare, e cila i përcolli informacione të vyera kolegëve të saj malazez për veprimtarinë e trafikantëve, të cilët dyshohet se nuk ishte hera e parë që trafikonin drogë drejt vendit fqinj.

Trafikantët mësohet se tentuan t’i largoheshin policisë, kur kjo e fundit kërkoi që të ndalonin. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre, në sediljen e pasme u gjetën 4 qese me marijuanë, me peshë rreth 56 kilogramë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy