Prokuroria ka kërkuar masën ‘burg përjetë’ për Denis Zakën i cili goditi 25 herë me thikë kushëririn e tij dhe e groposi pranë një përroi.
Në muajin gusht blutë e Fierit vunë në pranga shtetasin Denis Zaka, pasi pranoi të ketë vrarë në Greqi, kushëririn e tij të parë. Sipas detajeve të policisë, dy kushurinjtë kishin shkuar për të vjedhur, por në gjendje të dehur shahen nga gratë. Ka mjaftuar e shara “Gruaja jote ëshë k…” që njëri të qëllojë me hekur e tjetri me thikë.
Sipas policisë së Fierit, “autori i vrasjes së bashku me babain e kushëririt bëri kallëzim në Policinë e Fierit se i kishin vrarë kushëririn në Greqi. Policia e Fierit bashkëpunoi me Interpolin dhe Policinë Greke, ku policia Greke gjeti të groposur trupin e viktimës.



