Plagosën 28 vjeçarin, arrestohen babë e bir në Malësinë e Madhe

Plagosën 28 vjeçarin, arrestohen babë e bir në Malësinë e Madhe

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar babë e bir që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin me iniciale E.G , gjatë konfliktit mes tyre mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.

Në pranga kanë rënë . B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Malësi e Madhe

Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.

Shërbimet e Komiariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj,  arrestuan në flagrancë shtetasit I. B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy