108 vjeçarja amerikane mposht koronavirusin

108 vjeçarja amerikane mposht koronavirusin

“E mbijetuara”, kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey i SHBA-së, Sylvia Goldsholl.

Ajo ka përjetuar pandeminë e vitit 1918 dhe tash edhe atë të koronavirusi.

Golsholl, e cila jeton në një shtëpi pleqsh është shëruar plotësisht nga Covid-19, pasi me të ishte diagnostifikuar një muaj më parë.

Këtë e ka konfirmuar në një konferencë për media Guvernatori nga New Jersery, Phil Murphy, raporton CNN.

Ajo mund të jetë personi më i moshuar në SHBA që është shëruar nga virusi.

“Një jetë e jashtëzakonshme, shpirt i jashtëzakonshëm dhe një shfaqje e jashtëzakonshme e forcës”, ka shkruar në një tweet Murphy duke kremtuar për Goldsholl.

Golsholl ka qenë shtatë vjeçare kur botën e kishte goditur virusi i 1918-ës i cili mori mbi 50 milionë jetë në tërë globin.

“Kam mbijetuar nga gjithçka sepse isha e vendosur që të mbijetoja”, ka thënë vet ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy