Trafik kokaine në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Trafik kokaine në Greqi, arrestohen dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet greke, pas një aksioni të zhvilluar në Athinë dhe Galatsi, nga oficerët e policisë së Atikës. Akuza që rëndon ndaj shtetasve shqiptarë, është trafik i lëndëve narkotike, e llojit kokainë.

Sipas Policisë, nga kontrollet e kryera në shtëpitë e tyre, u gjetën dhe konfiskuan 1,315 gramë kokainë, 18 thasë me drogë, 2 peshore, shumat prej 15,020 euro dhe 241 dollarë, 7 celularë, si dhe shumë pako najloni që mendohet se do të shërbenin për të transportuar drogë. Dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy