Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur me disa doza me lëndë narkotike të llojit kokainë. Sipas policisë, dy të rinjtë janë kapur në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.
“E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen ‘Vullnetari’, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë”, njoftoi policia.
Ndërkohë, policia vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



