Përleshja me armë të ftohta mes një grupi të rinjsh sot në Sauk, ka çuar në plagosjen e dy vëllezërve binjakë.
Vëllezërit E.S, dhe I.S, 32 vjeç ishin duke qarkulluar me makinë kur janë konfliktuar me dy persona të tjerë.
32- vjeçarët ngelën të plagosur kurse dy të tjerët u larguan teksa Policia po vijon punën për kapjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 02.06.2020, rreth ores 08:30, në Sauk të Vjetër, për motive të dobëta janë konfliktuar me sende te forta, dy vellezërit I.S dhe E.S., binjakë 32 vjeç, me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, ku si pasoje e konfliktit janë dëmtuar me sende te forta dy vëllezrit, të cilët ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjeksore. Me ardhjen e sherbimeve të Policisë, personat janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



