Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra, Ajola Prençin, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi një seancë për shpallje vendimi për subjektin e rivlerësimit Ajola Prençi
Ajola Prençi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin iu nënshtrua Vetingut për tre kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional me 26 tetor.
KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancën negative të konstatuar për blerjen e një apartamenti në Shkodër.
KPK dha shpjegime dhe për një raport negativ të DSIK-së, që bazohej në informacionet lidhur me bashkëshotin ish-prokuror të dënuar për korrupsion dhe për vëllanë e saj gjyqtar, për të cilin kishte pasur të dhëna për kontakt me krimin e organizuar. Në vlerësimin profesional, Prençi u vlerësua pozitivisht.
Trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi, pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Ajola Prençit, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.
Ajola Prençi, përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe për një dekadë e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Shkodrës.
Në vitin 2014, Prençi u emërua në prokurorinë e Matit, ndërsa prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Kurbinit.



