Përplasen dy makina në Peshkopi, 6 të plagosur

Përplasen dy makina në Peshkopi, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy makinave në Peshkopi.

 

Aksidenti u shënua rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku u përfshinë automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

 

Si pasojë e aksidentit, mbetën të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me ta, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy