Një sherr ka ndodhur mes disa personave në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga korrespondentja e MCN në Korçë, konflikti ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku dyshohet se njëri prej personave është goditur gjatë përplasjes.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në komisariat personin që dyshohet se është dhunuar, i cili ndodhej në gjendje të dehur, si edhe pronarin e lokalit, për t’i marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, policia po sekuestron pamjet nga kamerat e sigurisë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në konflikt.
Paraprakisht dyshohet se sherri ka ndodhur për motive banale, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen detaje të tjera nga hetimet.



