Mashtrim, grabitje e aksidente, arrestohen 4 persona në Durrës

Mashtrim, grabitje e aksidente, arrestohen 4 persona në Durrës

Katër persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluar 27-vjeçaren nga Kosova A.B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 muaj burg për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”.

Në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari A.L., banues në Durrës pasi u kaap duke tentuar të grabisë një fugon i cili ishte parkuar në terminalin e Portit. Ndërsa nga hetimet paraprake  rezultoi se më herët 23-vjeçari i ka grabitur K.Sh në lagjen nr.4 në Durrës një karrocë.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë:

-G.(F). M., 33 vjeç, banues në Borizanë, Krujë si dhe u procedua penalisht shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi në aksin rrugor Luz-Derven, shtetasi G. (F), M., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin A. Gj. Si pasojë e përplasjes është lënduar shtetasi A. Gj., dhe pasagjeri në motomjet shtetasi R. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

-A. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.3, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur dhe gjatë shoqërimit të tij nuk iu është bindur urdhrit të Policisë.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy