Me naftë kontrabandë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Qafë Thanë

Me naftë kontrabandë në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Qafë Thanë

Një 26-vjeçar me inciale E.B., ka rënë në prangat e policisë në Qafë Thanë pasi dyshohet për kontrabandë nafte.

Të riut iu gjet sasi nafte e futur në një depozitë të përshtatur si serbrator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një sasi parash.

Mbi 26-vjeçarinrëndon akuza “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi kishin dyshime se do të kontrabandonte një sasi karburanti. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi nafte e futur në një depozitë të përshtatur si serbrator, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe një sasi parash.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy