Dëmtohet me mjet pune te Megatek, humb jetën një person në Tiranë

Dëmtohet me mjet pune te Megatek, humb jetën një person në Tiranë

Një person në Tiranë ka humbur jetën paraditen e sotme, në ambientet e qendrës tregtare Megatek, gjatë kohës që ishte duke punuar.

Nga të dhënat paraprake policia bën të ditur se dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune pirun që përdoret për transport, i cili drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.

32-vjeçari L. D., është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra. 

Shtetasi E. D., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy