“Benefit” u kodua një operacion i policisë së Lezhës, gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të dyshuar për vjedhjen nën kërcënimin e thikës të një shume parash në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një thikë, nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin duke vënë në pranga të dyshuarit.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve A. M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.
Dy të ndaluarit nën kërcënimin e një thike, kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.
Në ngarkim të tyre për ndjekje të mëtejshme, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.



