Kundërshtoi policinë pas sherrit me të miturin, arrestohet 22-vjeçari në Has

Kundërshtoi policinë pas sherrit me të miturin, arrestohet 22-vjeçari në Has

Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia e Hasit, pasi u konfliktua për motive të dobëta me një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë. Burimet zyrtare të policisë bënë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me inicialet T. M., 22 vjeç, banues në Bardhaj, Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore.

Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy