Qëlloi me armë zjarri, në pranga 31-vjeçari në Shkodër

Qëlloi me armë zjarri, në pranga 31-vjeçari në Shkodër

Një 31-vjeçar me inicialet K.Y., u arrestua nga Policia në Shkodër, pasi qëlloi me armë zjarri. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në njoftimin e Policisë thuhet: "Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ishte raportuar për të shtëna me armë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendin për të cilin ishte raportuar. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas vënien në pranga të autorit të dyshuar, shtetasit K. Y., 31 vjeç. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy