Morën ryshfet për t’i dhënë metadon një personi, në pranga një mjek dhe një infermier

Morën ryshfet për t’i dhënë metadon një personi, në pranga një mjek dhe një infermier

Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor, janë arrestuar nga policia pasi morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë metadon, një shtetasi, në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.

Në njoftim thuhet se: "Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ "Stop", të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas”.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit: -L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit; -E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy