Dosja "Babale"/ Shtyhet sërish vendimi për Ervin Salianjin

Dosja "Babale"/ Shtyhet sërish vendimi për Ervin Salianjin

Gjykata e Apelit ka shtyrë sot sërish seancën ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, për dosjen Babale, seancë e cila do duhet të mbahej në orën 14:00.

Bëhet me dije se seanca nuk do të zhvillohet për shkak se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashit, ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje seancë. Po ashtu edhe trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.

Salianji dhe Olldashi u shpallën fajtorë për akuzën e “kallëzimit të rremë” lidhur me inskenimin e audio-përgjimit, me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e drogës.

Gjykata Penale vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy