Gruaja denoncoi humbjen e kontakteve me të, si u gjet i dekompozuar burri në Kolonjë

Gruaja denoncoi humbjen e kontakteve me të, si u gjet i dekompozuar burri në Kolonjë

Komisariati i policisë Kolonjë zbardh ngjarjen ku u gjet një kufomë thuajse e dekompozuar në fshatin Mollas. Kufoma u zbulua nga një banor i zonës i cili lajmëroi policinë në datën 7 të muajit korrik. 

Këta të fundit, dërguan mostra për kryerjen e analizës së ADN-së dhe po ashtu për ekspertizën antropologjike për të bërë të mundur identifikimin e kufomës. 

Mësohet se ditën e sotme është bërë identifikimi i viktimës, konkretisht një i moshuar 75-vjeçar i cili banonte në qytetin e Korçës. Në qershor të këtij viti, ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka kallëzuar pranë komisariatit të Korçës se kishte humbur kontaktet me bashkëshortin e saj. 

Pas analizave shkencore u konfirmua edhe identiteti i 75-vjeçarit, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit, konkretisht nga humbja e kujtesës (skleroza) dhe ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në fshatin Mollas të Kolonjës. Nga ana e policisë së Kolonjës vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy