
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon me 8 vite burgim ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë Gjergji Kohila.
Në vendimin e saj gjykata ka vendosur dënimin me 12 vite për Kohilën, ku në bazë të gjykimit të shkurtuar ai do të bëjë 8 vite burg. Masa e sigurisë për të është dhënë në mungesë pasi ai ndodhet në burg.
Ndërkohë kujtojmë se ai akuzohet si i përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga ‘Habilajt’.



