
Një përplasje ka ndodhur mes dy grupeve të rinjsh në qytetin e Elbasanit. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të rinjtë kanë përdorur sende të forta, ndërsa pas ngjarjes janë larguar me një automjet tip “Ford” ngjyrë gri.
Sipas informacioneve, momentin kur janë larguar dyshohet se kanë marrë peng një person duke e futur me dhunë në makinë. Ndërkohë që nuk dihen ende arsyet e sherrit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po pyet dëshmitarët, ndërkohë që janë vënë në ndjekje të mjetit ku dyshohet se ndodhet dhe një person i rrëmbyer.



