
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 23 raste të reja. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, 12 raste, nga 4 të infektuar janë në Tetova dhe rajonin e Kumanovës, Prilep 2 dhe Negotinë 1.
Po sot ka ndërruar jetë një 47 vjeçar nga Tetova, i cili mbrëmë është pranuar në spitalin “8 Shtatori” me simptoma të virusit, ndërsa sot institucionet shëndetësore kanë informuar se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të fundit janë bërë gjithsej 702 testime, prej të cilave 365 në kuadër të skriningut. Sot kurba e të infektuarve shkon 6.8%. Ministri Venko Filipçe, tha se tani fokusi është të zbulohen bartësit asimptomatik të virusit.



