Një punëtor ka mbetur i plagosur në zonën e Vorës, si pasojë e rënies nga lartësia nga magazina ku punonte.
Ngjarja është shënuar gjatë ditës së mërkurë, ndërkohë që policia njofton arrestimin e drejtuesit teknik.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin R. J., banues në Tiranë, drejtues teknik i një firme, pasi në një magazinë që po ndërtohet nga kjo firmë, gjatë montimit të mbulesës së çatisë, ka rënë nga lartësia punëtori, shtetasi A. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.



