Vrau fqinjin shqiptar, 53-vjeçari italian lirohet nga burgu: Mbrojta familjen!

Vrau fqinjin shqiptar, 53-vjeçari italian lirohet nga burgu: Mbrojta familjen!

Gjykata e Arezzo-s në Itali, ka liruar nga qelua shtetasin Sandro Mugnai, i arrestuar për vrasjen e fqinjit shqiptar, Gëzim Dodoli. Ngjarja e rëndë ndodhu mbrëmjen e datës 5 janar, teksa viktima po prishte me eskavator të 53-vjeçarit italian.

Në seancën gjyqësore, gjykatësi nuk ka caktuar asnjë masë ndaj Mugnait, duke argumentuar se nuk ka rrezik arratisje apo përsëritje të krimit.

Ndërkohë, 53-vjeçari është shprehur se qëlloi në drejtim të fqinjit të tij për të mbrojtur familjen e tij, që po i rrezikohej jeta nga shembja e mundshme e çatisë së shtëpisë. Mbrëmjen e 5 janarit, italiani mori pushkën e gjuetisë që mbante në shtëpi dhe qëlloi në drejtim të Dodolit i cili ndodhej në kabinën e mjetit me kovën që çante murin e banesës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy