Vrasja e çiftit Mujeci, autorët ende në arrati/ Kërkime në Lezhë dhe Shkodër

Vrasja e çiftit Mujeci, autorët ende në arrati/ Kërkime në Lezhë dhe Shkodër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë. 

 

Gazetari Jul Simoni në një lidhje me studion e MCN Live bëri me dije se policia ka shpallur në kërkim një tjetër person në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. 

 

Është arritur të gjendet edhe automjeti i përdorur nga autorët, si dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.

 

Sipas policisë, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe operacionale që janë kryer dhe vijojnë të kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, për sigurimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, mesditën e kësaj të marte, në fshatin Torovicë, në banesën e shtetasit Besnik Kolndreu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar automjetin tip “Volksëagen Polo”, pa targa, të përdorur nga autorët.

 

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja model 56. Nga këqyrja rezultoi se automjeti kishte të thyer xhamin e pasmë dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.

 

Gjithashtu, në oborrin e banesës u gjet një automjet identik me të parin, në pronësi të shtetasit Besnik Kolndreu, por me targa, si dhe veshjet e përdorura nga autorët në momentin e kryerjes së krimit.

 

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Florin Mhillaj ka marrë automjetin tip “Volkswagen Polo” (të cilin motra e tij e kishte marrë me qira në Rinas), i ka hequr targat dhe, në bashkëpunim me njërin nga dy shtetasit e shpallur në kërkim, e kanë përdorur për t’i prerë rrugën dhe për të qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte çifti Mujeci.

 

Pas krimit, ai e ka çuar automjetin në banesën e shtetasit Besnik Kolndreu dhe e ka fshehur duke e mbuluar me bar, me qëllim humbjen e gjurmëve, duke pretenduar se kishte një automjet identik dhe të rregullt.

 

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi Besnik Kolndreu, 22 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për babanë e 22-vjeçarit, shtetasin N.K., 79 vjeç, banues në fshatin Torovicë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në terren për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe të shtetasit të shpallur në kërkim mesditën e sotme.

 

Sipas gazetarit Simoni dy familjet e përfshira në konflikt po mbahen në vëzhgim nga policia.

 

Po mbahen në vëzhgim familjet. Nga familja Mëhillaj, nuk ka persona që jetojnë në zonën e Torovicës. Vëmendja e policisë është shtuar që nga momenti kur ka ndodhur ngjarja. Kërkimet po shtrihen në Lezhë dhe Shkodër ku dyshohet se mund të jenë larguar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy