Zjarr në pyllin me pisha rrëzë Tomorit, dhjetëra ha pyll e shkurre të shkrumbuara

Zjarr në pyllin me pisha rrëzë Tomorit, dhjetëra ha pyll e shkurre të shkrumbuara

Një zjarr është përhapur me shpejtësi pas mesditës së sotme në pyllin me pisha të egra si dhe shkurre e bimë të ndryshme medicinale, në rrëzë të malit të Tomorit, në ish-komunën e Rroshnikut.

Kanë qenë banorët e zonës, ata që pasi kanë parë flakët dhe kanë njoftuar Repartin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët janë nisur me shpejtësi drejt zonës ku është shfaqur zjarri.

Vendi ku është shfaqur zjarri është 2 orë larg nga rruga ku mund të kalojnë mjetet dhe terreni është shumë i vështirë. Kjo ka bërë që zjarrfikësit të  detyrohen të ecin në këmbë dhe të luftojnë me flakët vetëm me mjete rrethanore dhe me pompat e shpinës.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke shkrumbuar dhjetëra ha dru pishe të egra si dhe sipërfaqe me shkure apo kullota. Edhe në këto momente po vijon puna për vënien nën kontroll të zjarrit, por era e fortë dhe terreni i vështirë janë duke favorizuar flakët e zjarrit që duket se po përparojnë përgjatë zonës së Tomorrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy