Skemë mashtrimi me TVSH-në/ 7 urdhërarreste nga Prokuroria e Elbasanit, ekzekutohen 4 (VIDEO)

Skemë mashtrimi me TVSH-në/ 7 urdhërarreste nga Prokuroria e Elbasanit, ekzekutohen 4 (VIDEO)

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 7 urdhër arreste, 4 prej të cilave janë ekzekutuar, lidhur me goditjen e një grupi që dyshohet për fshehje të ardhurash e skema mashtrimi me TVSH-në.

Burimet bëjnë me dije se mes personave për të cilët është lëshuar urdhërarrest, është edhe një shtetas italian i akuzuar për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Korrespondenti i MCN Tv në Elbasan, Enes Molla tha në një lidhje për MCN Live se hetimet kanë nisur rreth një viti më parë dhe se policia vijon ende kërkimet për personat e shpallur në kërkim.

Emrat e personave janë: Adnand(Andrew) Progri, lindur në Peqin dhe banues ne Tiranë; Nezir Beqiri, lindur në Kukës dhe banues ne Tiranë; Erion Satka, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë; Sajmir Xhafa, lindur dhe banues në Tiranë; Julian Kalo, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë; Teidi Doraci, lindur dhe banues në Durrës; Aldo Mazzarela shtetas italian, i cili akuzohet për veprën penale ‘Fshehje të ardhurave’ dhe ‘Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar’, parashikuar nga neni 144/a dhe 180 i K.Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy