Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Shën e Premte në Divjakë, ku një 18-vjeçar që drejtonte mjetin tip “Benz”, është përplasur me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka ndërruar jetë biçiklisti, shtetasi A. G., 56 vjeç.
“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte shtetasi E. C., 18 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’ ka aksidentuar shtetasin A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një biçikletë, dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, pas aksidentit është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



