Tritoli në servisin e makinave në Fushë Krujë, arrestohet autori i dyshuar

Tritoli në servisin e makinave në Fushë Krujë, arrestohet autori i dyshuar

Arrestohet autori i vënies së tritolit në qepenin e servisit të makinave në Fushë Krujë, si dhe është sekuestruar motori i përdorur nga i dyshuari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.     

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit Alfred Gurra, në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Ervin Shera, 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28 shtator, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit Alfred Gura. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. 

Aktualisht vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy