
Tregtarët e tregut të madh të qytetit, të fruta-perimeve dhe konfeksioneve, kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara Bashkisë së Vlorës kundër mbylljes së tregut në qendër të qytetit.
Ata shprehen se vendimi për mbylljen e tregut u rrezikon të ardhurat dhe punën e përditshme, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga institucionet vendore.
Sipas autoriteteve, tregu do t’i nënshtrohet rehabilitimit në kuadër të një projekti për rikualifikimin e zonës në qendër të Vlorës, pranë Sahatit.
Tregtarët kërkojnë transparencë për fatin e aktivitetit të tyre dhe një alternativë për vijimin e punës gjatë periudhës së ndërhyrjeve.



