Prostitucion nga brazilianet në ambientin me qira në Durrës, 10 persona nën hetim

Prostitucion nga brazilianet në ambientin me qira në Durrës, 10 persona nën hetim

Zbulohet në Durrës, një ambient i marrë me qira për të ushtruar prostitucion, duke bërë që të procedohen penalisht tetë persona, mes tyre dy braziliane të cilat ushtronin prostitucion në këtë ambient dhe në një hotel.

 

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy javëve, u finalizua operacioni i koduar “Storm 16”, gjatë të cilit u vendosën nën hetim 10 persona.

 

Në kuadër të operacionit, u proceduan penalisht dy shtetase braziliane: L. C., 33 vjeçe, e cila u kap në hotel, dhe V. B., 27 vjeçe, e cila u kap në ambientin e marrë me qira në lagjen nr.13, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion.

 

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe 8 shtetas të tjerë, banues në Vlorë, Durrës dhe Divjakë.

 

Po në kuadër të operacionit, u shpallën në kërkim shtetaset braziliane G. S., 30 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, dhe M. R., 38 vjeçe, banuese në Brazil, për veprën penale “Prostitucioni”.

 

Gjithashtu, nisi procedimi për shtetasin K. P., 45 vjeç, banues në Durrës, administrator i hotelit, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy