Porositësit e vrasjeve/ Lihen në burg vëllezërit Beqiraj, lirohen 5 të akuzuar

Porositësit e vrasjeve/ Lihen në burg vëllezërit Beqiraj, lirohen 5 të akuzuar

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Durrësit, ndërkohë që ka liruar 5 të akuzuarit, të cilët ranë në pranga, në kuadër të operacionit "Porositësi".

Pas mbarimit të afatit 45 ditor, masa "arrest me burg" është ndryshuar në "detyrim paraqitjeje" për shtetasit: Gentian Sheshi, Kujtim Deliallisi, Albano Hajdari, Armando Lama, Armand Daka.

Falë dëshmisë së tyre është bërë i mundur zbulimi i dy ngjarjeve të rënda, një krim i ndodhur në Tiranë dhe një tjetër në zonën e Sukthit ku është vrarë Arben Mërkuri.

Gjithashtu ata kanë hedhur dritë edhe mbi vrasje të tjera të planifikuara në qytetin e Durrësit, në Tiranë e jo vetëm.

Dëshmia e tyre ka qenë kyçe për hetuesit e çështjes pasi bazuar dhe referuar të dhënave që ata kanë dhënë, ata kanë bërë të mundur dhe arrestimin e personave të tjerë.

Ç’ndodhi mëngjesin e 3 tetorit?

Dy vëllezërit, Gentjan e Indrit Beqiraj kanë qenë duke udhëtuar me një motomjet tip "Piaggio" me targa AI 724, kur janë përplasur nga një makinë me targa 117 që sipas materialit hetimor, nuk shquhen qartë nga pamjet.

Gentiani ka qenë në timon, ndërsa Indriti pasagjer. Të dy janë dhunuar nga grupi i personave që pasi i kanë përplasur, kanë zbritur nga makina. Më pas, ata, pjesë e grupit të Pëllumb Muharremit "Rrumi i Shijakut", kanë marrë peng Indrit Beqiraj dhe janë larguar.

Gentiani, në panik e i alarmuar për të vëllanë ka lajmëruar Policinë e Shtetit. Dy orë më vonë, pa ndërhyrë ende efektivët, Indriti është liruar. Ai bashkë me të vëllanë kanë dëshmuar dhe para grupit hetimor kanë rrëfyer se qëndrimi i tyre në autostradë nuk ka qenë rastësor, por për të vëzhguar Rrumin, për të cilin ishin paguar për ta eliminuar. Por, plani dështoi pasi u pikasën nga njerëzit e shënjestrës.

Vëllezërit Beqiri zbërthyen të gjithë grupin kriminal me bazë në Durrës që kokë kishte Kasandër Nogën, i cili jepte urdhrat nga burgu në Belgjikë, ku është vënë në pranga pas atentatit që i bëri Erion Hasanbellit. 'Killeri' i besuar i Nogës ishte Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, i cili kishte kontraktuar vëllezërit Beqiri për të vrarë Arbën Mërkurin (Maneci) si dhe Geron Hasanbellin, vëllanë e Erion Hasanbellit. Atentati ndaj Manecit u realizuar, por ai ndaj Hasanbellit dështoi, pasi në "Don bosko" u ngatërrua shënjestra dhe i vrarë mbeti Erion Çela, 35 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy