Të shtëna më armë zjarri në Shkodër/ Plagoset një person (VIDEO)

Të shtëna më armë zjarri në Shkodër/ Plagoset një person (VIDEO)

Të shtëna më armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm nga Shkodra.

Paraprakisht mësohet se një person ka mbetur i plagosur në fshatin Mushan të Shkodrës, Njësia Administrative Dajç.

Policia ka identifikuar 24-vjeçarin me iniciale Isak Mehmedaj, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Isak Mehmedaj është kushërirë i vëllezërve Mehmedaj ku njëri prej tyre është i dyshuar për vrasjen e Ridvan Ramazanit.

Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy