
Ministria e Brendshme ka reaguar pas denoncimit për dhunë nga aktivistja e Partisë Demokratike në Divjakë Elsa Bita, e cila pretendoi se është dhunuar nga një drejtues lokal i Policisë sepse po filmonte aktivitetin e PS në shkelje me rregullat, ka ardhur edhe reagimi i i Ministrisë së Brendshme.
Përmes një njoftimi thuhet se SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i SHÇBA
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:
Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.
Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike



