Një konflikt për një vend parkimi ka përfunduar në përleshje mes tre personave në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi, ku sipas raportimeve, dy persona kishin shkuar më herët dhe aty ka nisur debati që më pas degradoi në dhunë fizike.
Si pasojë e përplasjes, pronari i biznesit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për mjekim në spitalin e qytetit të Lezhës.
Ngjarja u raportua nga gazetari Jul Simoni në një lidhje telefonike me studion e MCN Live.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje.



