Ka rezultuar fatal për një 18-vjeçar, i cili një javë me parë u aksidentua teksa po ecte me biçikletë.
18-vjeçari E.Z., me banim në Durrës, teksa po udhëtonte me biçikletë, ai ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me një mur.
Ngjarja ndodhi më 8 nëntor, ku ai u dërguar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme.
Kjo ngjarje është klasifikuar si aksidentale, ndërsa materialet i kaluan për vlerësim të mëtejshëm Prokurorisë së Durrësit.



