Një person ka humbur jetën, pasi e ka zënë korrenti duke vendosur panele diellore në një magazinë.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 11:40, në qytetin e Koplikut.
27-vjeçari E. K., dyshohet se duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.



