
Një ngjarje e papritur ka ndodhur në fshatin Drashovicë të Vlorës. Siç duket nga pamjet e siguruara, ura është shembur plotësisht. Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për ta lidhur me lagjen Paramillo të fshatit. Dëmtimi është aq i madh sa ura ka dalë totalisht jashtë funksionit.
Fotot e urës së shembur u postuan në rrjetet sociale nga deputeti socialist, Vullnet Sinaj.
“Kjo tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zonë. Demokratët kërkojnë investime në rrugë, por rrugët që ndërtuan vetë janë pa standarte si kjo urë e shembur! Opozita nuk i kursen akuzat ndaj mazhorancës, duke fshehur herë pas herë punët e pambaruara dhe të lëna me probleme! Por sot kjo urë e dëmtuar plotësisht, që ka lënë banorët pa ujë të pijshëm, nxjerr zbuluar opozitën e cila fshihet pas akuzave”, shkruan Sinaj në Facebook.



