Vidhnin sende me vlerë dhe para në banesa, arrestohen dy persona në Lushnjë

Vidhnin sende me vlerë dhe para në banesa, arrestohen dy persona në Lushnjë

Dy persona të dyshuar për vjedhje banesash, janë vënë në prangat e policisë së Lushnjës.

Pas kallëzimeve të marra nga disa qytetarë, se në banesat e tyre ishin vjedhur sende me vlerë dhe para, uniformat kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë operacionit “Steal”, u vunë në pranga Lisien Xhaferri, 30 vjeç, dhe Endri Shabani, 25 vjeç, të dy banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë.

Gjatë dy muajve të fundit, këta dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur sende me vlerë dhe shuma parash në banesa të ndryshme në Lushnjë.

Tre nga këto vjedhje janë zbardhur, ndërkohë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera prej tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy