SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e bandës kriminale

SPAK jep pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e bandës kriminale

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dhënë sot pretencën për Moisi Habilajn dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal që akuzohet për trafik droge. 

SPAK kërkoi 18 vite burg për Moisi Habilajn, 15 vite burg për Nezar Seitin, 15 vite burg për Meridian Sulajn dhe po 15 vite edhe për Fatmir Minajn.

Kujtojmë që të lartpërmendurit akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Emrat e grupit Habilaj dolën në dritë pas një hetimi të nisur nga drejtësia italiane, ku u implikohej edhe ish-minstri Saimir Tahiri.

Koka e grupit të trafikut të drogës konsiderohej Moisi Habilaj, që u arratis nga vendi.

Gjithashtu, SPAK thekson se i pandehuri Moisi Habilaj duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy