
Ilir Lena është 53-vjeçari që humbi jetën dje në fabrikën e paketimit të fruta-perimeve Agro F&R Janko, në Divjakë.
Pas kësaj, sot DVP Fier ka bërë të ditur se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për pronarin e këtij subjekti, shtetasin Ristan Janko, 60 vjeç, banues në Divjakë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



